Telegrafi

Tare beson te Scudetto, dëshiron sukses edhe në Ligën e Evropës

23-11-2017 Roma Incontro di Europa League SS Lazio Vs Vitesse allo stadio Olimpico di Roma. @ Marco Rosi / Fotonotizia Igli tare

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, insiston se ata duhet të besojnë në Scudetto.

Shqiptari gjithashtu ka kërkuar edhe sukses në Ligën e Evropës, që është një tjetër garë që klubi italian ia ka vendosur syrin.

“Tabela thotë se jemi atje dhe duhet të besojmë se këtë sezon Lazio ka treguar se ka kualitete të mëdha. Kemi humbur disa pikë, por mund t’i kthejmë rrugës”, ka thënë Tare për Mediaset Premium.

“Jemi të bindur se kemi një skuadër të mirë dhe e kemi konfirmuar. Është vendimtare të luajmë në çdo ndeshje sikur të ishte finale kupe”.

“Steaua Bucharesti në Ligën e Evropës? Nuk do e diskutoj faktin se jam i lumtur me shortin, mund të takoheshim me klube më prestigjioze se Steaua”.

“I respektojmë dhe kuptojmë se ndeshja si mysafirë në stadiumin e tyre do të jetë e vështirë, por ne duam të shkojmë sa më lartë në Ligën e Evropës”, ka shtuar Tare.

Ndeshja e ardhshme e Lazios në Serie A është ndaj Atalantas. /Telegrafi/