Talenti kosovar, Shani Tarashaj ka marrë një tjetër cmim me vlerë në Zvicër.
Ylli i Grasshopperit ka shkëlqyer këtë edicion në kampionatin zviceran duke fituar edhe një vend në Përfaqësuesen A të Zvicrës.
Ai ka shënuar 12 gola këtë edicion me ekipin e tij dhe ka dhuruar pesë asistime duke u bërë zbulimi i vitit në shtetin helvetik.
Tarashaj sot ka marrë një çmim si lojtari më i zhvilluar në Zvicër për dy muaj, mars dhe prill.
Ai ka falënderuar jurinë për vlerësimin e bërë dhe ka premtuar se ky çmim do ta motivojë për punë edhe më shumë.
“Falënderoj jurinë për vlerësimin që ma kanë dhënë si futbollisti më i zhvilluar në muajt mars dhe prill. Ky çmim më jep vullnet të madh për të punuar edhe më shumë”, ka shkruar Tarashaj. /Telegrafi/