Shani Tarashaj është rikthyer në fushë me Eintracht Frankfurtin.
Sulmuesi kosovar ka pasur një lëndim të gjatë por është rikthyer në momentin më të duhur për Frankfurtin.
Skuadra kuq e zi ka arritur një fitore tejet të madhe në shtëpi përballë Augsburgut me rezultat 3-1.
Ishte një fitore me rikthim për Frankfurtin, pasi në pjesën e parë po humbisnin me rezultat 0-1.
Tarashaj u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të, dhe bëri një paraqitje tejet të madhe në këtë sfidë.
Ai u vlerësua në fund edhe nga trajneri Niko Kovac për atë që tregoi në fushë.
Gjithsesi prizrenasi pas ndeshjes ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se ishte një fitore tejet e rëndësishme.
“Fitore e rëndësishme në shtëpi. Faleminderit tifozëve për mbështetjen e madhe”, shkroi Tarashaj. /Telegrafi/