Site icon Telegrafi

Tarashaj i lumtur me debutimin në Bundesliga

Shani Tarashaj ka debutuar më në fund në elitën e futbollit gjerman.

Ylli kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës ka kaluar me sukses lëndimin që e mbajti tri javë jashtë fushave.

Djaloshi i artë nga Prizreni ka bërë debutimin në ndeshjen mes Freiburgut dhe Eintracht Frankfurtit ku skuadra e tij u mposhtë me rezultat minimal 1-0.

Edhe përkundër humbjes, Tarashaj kishte paraqitje të mirë në këtë përballje për Frankfurtin.

Ai ka shkruar pas ndeshjes në faqen e tij zyrtare në Facebook, se është i lumtur me debutimin por jo edhe me rezultatin.

“I lumtur me debutimin por jo edhe me rezultatin. Shpresojmë t’i kthehemi fitoreve ndeshjen e ardhshme”, shkroi talenti i madh kosovar. /Telegrafi/

Exit mobile version