Njëri nga sulmuesit më të talentuar shqiptarë viteve të fundit është Shani Tarashaj.
Këtë vit sulmuesi prizrenas nuk është ndjerë rehat nga lëndimet e shumta që ka pasur.
Ai pësoi rreth pesë lëndime, ndërsa njëherë u operua nga bajamet që mbeti jashtë fushave rreth një muaj.
Por tani në kohën më të rëndësishme për skuadrën e tij Eintracht Frankfurt ka kaluar lëndimin.
Tarashaj është kthyer në stërvitje me ekipin dhe nga ndeshja e radhës pritet të jetë nën urdhrat e trajnerit Niko Kovac.
Duhet theksuar se Tarashaj është i huazuar nga Evertoni i Anglisë në Frankfurt.
22-vjeçari ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij nëse do të mbetet në Frankfurt, të kthehet në Everton apo të pranojë ndonjë ofertë tjetër nga skuadrat e shumta të interesuara për të. /Telegrafi/