Njëri nga talentet më të mëdhenj shqiptar, Shani Tarashaj është bëri gati t’i kthehet fushave.
Djaloshi i artë nga Prizreni, ka qenë i lënduar dhe ka humbur debutimin e tij me klubin e ri Eintracht Frankfurt në Bundesliga.
Por lëndimi tani është harruar dhe Tarashaj është i gatshëm për ndeshjen që skuadra e tij do ta luajë ndaj Freiburgut.
Ende nuk dihet nëse do të fillojë ndeshjen nga minuta e parë, mirëpo dita e debutimit për Tarashajn pritet të jetë e shtuna.
21-vjeçari iu bashkua Frankfurtit si huazim nga skuadra e madhe angleze Everton, ndërsa ashtu siç ka shkëlqyer në Zvicër me Grasshopperin pritet të njëjtën gjë ta bëjë edhe në Bundesligën gjermane.
Ndeshja Freiburg – Frankfurt do të jetë edhe duel mes Amir Abrashit dhe Shani Tarashajt, dy futbollistë që në të kaluarën kanë qenë në një skuadër tek Grasshopper. /Telegrafi/