Sulmuesi i njohur kosovar, Shani Tarashaj pritet të rikthehet në kampionatin anglez.
Pas përfundimit të edicionit 2016/17 në elitën e futbollit gjerman, prizrenasi do të rikthehet në Everton.
Në fakt huazimi i tij nga Evertoni në Eintracht Frankfurt ishte vetëm një vjeçar.
Tani ai do të rikthehet në Ligën Premier për të vendosur të ardhmen e tij.
Ende nuk është vendosur nëse reprezentuesi i Zvicrës do të qëndrojë në Everton apo do të largohet.
Interesim për të ka shprehur skuadra ku ishte i huazuar Eintracht Frankfurt dhe Torino. /Telegrafi/