Sulmuesi i talentuar kosovar, Shani Tarashaj ditën e fundit të afatit kalimtar veror ka ndërruar skuadër.
Sulmuesi 21-vjeçar është huazuar nga Evertoni në skuadrën e madhe gjermane Eintracht Frankfurt për një stinor.
E këtë vendim Tarashaj e morri pasi dëshiron më shumë të luaj dhe vendosi për Frankfurtin para skuadrave tjera të interesuara.
“Kam dashur të luaj më shumë dhe për këtë arsyeje kam zgjedhur Frankfurtin. Klubi ka bërë përpjekje të mëdha për mua dhe kam pranuar të luaj aty”, deklaroi Tarashaj.
Prizrenasi iu bashkua Evertonit nga Grasshopperi në janarin e vitit të kaluar, mirëpo klubi anglez nuk i premtonte formacionin bazë dhe djaloshi i talentuar vendosi të huazohet për të marrë më shumë përvojë.
Në Frankfurt Tarashaj do ta ketë shok skuadre edhe sulmuesin tjetër kosovar Enis Bunjaki. /Telegrafi/