Sulmuesi i talentuar kosovar, Shani Tarashaj ka filluar aventurën e tij të re në Everton.
Sulmuesi prizrenas iu bashkua Evertonit nga Grasshopper për katër milionë euro pas formës fantastike që tregoi në elitën e futbollit zviceran.
Ai ka filluar stërvitjet me Evertonin për edicionin e ri në Ligën Premier dhe me këtë ka realizuar ëndrrën e tij.
“Fillon stinori i ri me skuadrën time Everton. Ëndrra ime për të luajtur në Ligën Premier është bërë realitet”, ka shkruar Tarashaj.
Kujtojmë që Tarashaj është pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës ndërsa ishte edhe në kampionatin evropian me helvetikët.
20-vjeçari llogaritët si e ardhmja e klubit nga zyrtarët e Evertonit. /Telegrafi/