Site icon Telegrafi

Tarashaj debuton me Evertonin

Sulmuesi i talentuar kosovar, Shani Tarashaj ka debutuar me skuadrën e tij Everton.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri holandez Roland Koeman ka shënuar fitore në ndeshje miqësore tek Barsnley me rezultat 3-0.

Prizrenasi nuk e nisi ndeshjen nga minuta e parë por ai u aktivizua në lojë në pjesën e dytë.

Për 30 minuta sa u paraqit në fushë Tarashaj u vlerësua lartë nga faqja e Evertonit.

Kujtojmë që Shania është njëri nga talentet më të mëdhenj shqiptar, ndërsa në Everton u transferua nga Grasshopper për katër milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version