Site icon Telegrafi

Tanimë edhe zyrtarisht: Meshkujt me mjekër janë më joshës

Është koha që të ndalojmë së talluri me hipikët e Londrës lindore – meshkujt me mjekër janë më shumë joshës se ata pa mjekër.

Duke u bazuar në një studim të bërë nga një gazetë me nam, e cila ka pyetur rreth 8,500 gra për të vlerësuar meshkujt me dhe pa mjekër si të dashur potencialë, transmeton Telegrafi.

Meshkujt ishin fotografuar me fytyrë të pastër, 5 ditë,10 ditë dhe katër javë pasi kanë hequr mjekrën.

Rezultatet ishin mahnitëse: secila femër kishte preferuar meshkuj me qime në fytyrë. Ata me qime më shumë në fytyrë kanë marrë vlerësime më të larta për joshje më të madhe fizike.

Hulumtuesit kanë thënë se karakteristikat tipike për meshkuj, siç janë nofulla, shëndeti dhe niveli i lartë i testosteroneve, nuk mund të jenë ato çfarë femrat shikojnë në partnerë.

Mjekra e meshkujve na lidhet me moshën dhe dominimin social të tyre.

Një teori, që studimi e përkrah, është:

“Mjekra mund të jenë më joshëse për femrat në lidhje afatgjata sesa ato afatshkurta, sepse tregon aftësinë për të konkurruar shoqërisht me meshkuj të tjerë”. /Telegrafi/

R.Q.

Exit mobile version