Rihanna, që preferon të promovojë talente të pazbuluar, vendosi që njerëzit mund të pozojnë për Savage X Summer
Rihanna dhe marka e saj Fentypara pak ditësh prezantuan koleksionin e fundit të të brendshmeve: Savage X Summer.
Fushata u prezantua përmes fotografive me ngjyra neon dhe peizazheve me ngjyra.
Të gjitha fotot janë realizuar në shtëpitë e modeleve në bashkëpunim me artistin Rafatoon.
Çfarë e bën akoma më interesante koleksionin është fakti se mund të bëheni edhe ju pjesë.
Savage do të zhvillojë një konkurs ku çdokush mund të paraqesë fotot e veta me linjën e të brendshmeve.
Konkursi do të zgjasë deri në korrik dhe të përzgjedhurit do të fotografohen në FaceTime.
Pra, koha të praktikoni disa poza. Shkoni te @savagexfenty në Instagram për të qëndruar të përditësuar.