Fjalëkalimet e “rrjedhura” që i ka zbuluar FBI, tani do të jenë të mbyllura në bazën e të dhënave të ueb-faqes “If I Been Pwned”, duke ju mundësuar të kontrolloni nëse adresa juaj elektronike apo fjalëkalimi i është ekspozuar krimit kibernetik – dhe nëse duhet menjëherë të bëni ndonjë ndryshim.
Byroja Federale e Hetimeve, FBI, tani do t’ju ndihmojë të përcillni fjalëkalimet në rrjet për të qenë më të sigurt dhe të mos bien në duar të gabuara, pasi që kjo agjenci amerikane e sigurisë ka filluar të veprojë ndaj fjalëkalimeve të rrezikuara me “Have I Been Pëned”, transmeton Telegrafi.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, shërbimi “I Have Been Pëned” është një shërbim falas që i mundëson përdoruesve të kontrollojnë nëse janë të rrezikuara llogaritë e tyre online.
Pasi të shkruani adresën elektronike dhe numrin personal të telefonit apo fjalëkalimin, do të kontrollohet dhe konstatohet nëse llogaria juaj është cak i Dark Webit nëpër forume të hakerëve dhe burimeve tjera.
E nëse ndonjë dhënë e juaj është në këto vende, është tregues që hakerët tashmë posedojnë të dhënat e juaja. E nëse përdorni të njëjtin kombinim të adresës elektronike dhe fjalëkalimit në shumë rrjete, atëherë jeni më shumë të rrezikuar. /Telegrafi/