Rezultatet e studimit të ri kanë treguar që mjeket kanë më shumë durim se mjekët dhe konsiderohen më të suksesshme në këtë profesion.
Studimi, i cili gjatë katër vjetëve ka hulumtuar më shumë se një milion e 500 mijë pacientë, ka arritur në një fakt interesant – pacientët e shëruar nga mjeket statistikisht kanë pasur shanse më të mëdha që të mbijetojnë për dallim nga ata pacientë të cilët i kanë shëruar mjekët në po të njëjtin spital.
“Mund të ndodhë që femrat kanë qasje ndryshe dhe pacientet vetvetiu reagojnë ndryshe ndaj tyre”, thekson Vine Arora, njëra ndër autoret e studimit, transmeton Telegrafi.
Duke gjykuar sipas hulumtimeve, po të kishin qenë mjekët më të mirë se mjeket – brenda një viti kanë mundur të shpëtohen 32 mijë jetë.
Megjithatë, ekziston diçka me të cilën meshkujt edhe mund të krenohen – me karrierë të suksesshme.
“Me gjithë faktet konkrete që femrat janë mjeke më të mira, ato shpesh bëjnë pauzë në karrierë për shkak të fëmijëve, punojnë me orar të shkurtuar, më shpesh shkojnë në pushime mjekësore dhe e kanë të vështirë që ta ndajnë jetën private dhe afariste, ku meshkujt avancojnë”.
Mirëpo, edhe pse femrat janë mjeke më të suksesshme, ato akoma kanë paga më të ulëta sesa kolegët e tyre. /Telegrafi/