Telegrafi

Tammy Abraham me një nga huqjet më të mëdha të këtij sezoni

Tammy Abraham mbeti i dëshpëruar jashtë mase edhe pse Roma shënoi fitore 3-1 në udhëtim të Verona në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Sulmuesi anglez pati një mundësi të artë në minutën e 45+1-të, për t’i barazuar shifrat në 1-1, mirëpo bëri një huqje madhore.

Derisa doli vetëm përball portierit, Abraham nuk ia doli të shënonte më pas në portën e zbrazët, duke sjell një zhgënjim të madh tek ai.

Por, për dallim nga ai, Nicolo Zaniolo nuk gaboi në po atë minutë, dhe shënoi 1-1, duke bërë që dy skuadrat të shkonin me barazim në pushimin mes pjesëve.

Në 45 minutat e dytë, Cristian Volpato dhe Stephan El Sharawy shënua për Romën, duke marrë kështu fitoren 3-1. /Telegrafi/