Sulmuesi i Flamurtarit, Armend Talla, shikohet si opsioni i duhur për sulmin e disa skuadrave të Superligës.
21-vjeçari pas një sezoni për t’u harruar, shpreson të kthehet në formën e tij të mëhershme.
Për GazetaOlle.com, ai ka folur për interesimin e skuadrave drejt tij, por ka refuzuar të zbulon emrat.
“Është e vërtetë që jam në bisedime me tre skuadra të Superligës, mirëpo nuk dua që t’i bëjë publike se cilat janë ato pasi ende nuk ka asgjë konkretë. Klubi i cili me premton më shumë minuta dhe kushte më të mira, do të jetë klubi që do e zgjedh”.
“Kjo për arsye sepse sezoni që kaloi ishte një sezoni me i vështirë për mua pasi pësova një lëndim i cili me la për shume muaj jashtë fushave të blerta. Kam stërvitur maksimalisht që të rikthehem dhe atë me i forte se që isha. Tani gjithçka çka më duhet është të kem sa më shumë minuta në dispozicion”, ka thënë Talla.
Talla ka ndihmuar 2 Korrikut në të kaluarën të shpallet dy herë kampion i Kosovës në Junior.
Në njërën nga sezonet ai kishte shënuar 15 gola në 23 paraqitje dhe këto shifra tregojnë më së miri se sa i rrezikshëm është ky djalosh i talentuar.