Dy zyrtarë talibanë i thanë Reuters sot se nuk do të ketë qeveri kalimtare në Afganistan dhe se ata presin që pushteti i plotë t’u dorëzohet atyre.
Presidenti Ashraf Ghani u largua nga Afganistani pasi talibanët hynë sot në kryeqytetin Kabul, duke hapur rrugën për kthimin e tyre në pushtet dy dekada pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i dëbuan ata, raporton Reuters.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Afganistanit, Abdul Satal Mirzakaval, tha më herët se pushteti do t’i kalohej administratës kalimtare.
🇦🇫 · #Afganistan situation report
17.04 Central European Summer Time–
Civilians leave the city of #Kabul, after the #Taliban announcement of the takeover of the city to prevent looting.#KabulHasFallen pic.twitter.com/vKI3MGm4wS
— Iván Esteve (@EsteveGirbes_EU) August 15, 2021
Talibanët hynë në Kabul në mënyrë paqësore, raportoi një reporter i CNN nga kryeqyteti i Afganistanit. Siç tha ai, të shtënat u dëgjuan në disa vende, por nuk ka raporte për përleshje në rrugë ose përqendrim të forcave afgane të sigurisë për të parandaluar hyrjen e tyre.
Në të njëjtën kohë, Reuters raporton se talibanët kanë hyrë në pallatin presidencial në Kabul.