Talibanët kanë kapur një vendkalim të madh kufitar midis Afganistanit dhe Iranit, bazuar në deklaratën e zyrtarëve afganë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pamjet me video duke se tregojnë forcat talibane që heqin flamurin afgan nga çatia e zyrës doganore kufitare.
Vendkalimi Islam Qala, është një nga hyrjet më të mëdha tregtare drejt Iranit, duke gjeneruar të ardhura mujore prej 20 milionë dollarësh për qeverinë.
Talibanët po rimarrin me shpejtësi tokën në të gjithë Afganistanin derisa misioni i udhëhequr nga SHBA-ja, largon trupat e fundit të tyre.
Zyrtarët talibanë thonë se ata kanë marrë nën kontroll 85 për qind të territorit në Afganistan – një pretendim i pamundur për t’u verifikuar në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/
Iranian media have widely shared this video, reportedly showing Taliban fighters taking down the flag of Afghanistan at the Islam Qala border crossing. pic.twitter.com/2s1SBeOoTq
— Kian Sharifi (@KianSharifi) July 9, 2021