Talibanët janë futur në pallatin presidencial në Kabul të Afganistanit, ku pritet së shpejti që para mijëra luftëtarëve që do të mblidhen të shpallin zyrtarisht “Emiratet Islamike të Afganistanit”.
Në fakt- talibanët pas largimit të ish-presidentit Ashraf Ghani, që aktualisht është në ekzil dhe që sot gjatë ditës dha dorëheqje për të ndaluar gjakderdhjen në vendlindjen e tij – tabilanët kanë vendosur që të festojnë, transmeton Telegrafi.
Ata ia mësynë pallatit, shëtitën nëpër kabinetin e Ghanit dhe më pas filluan pozimet në momentin që ata e kishin pritur hiq më pak se 20 vite, që kur ushtria amerikane dhe NATO mori kontrollin duke i dëbuar nga qytetet e mëdha.
Sikur kjo të mos mjaftonte, u futën në sallën e mbledhjeve vendosën flamurin e bardhë – “Emiratet Islamike të Afganistanit”.
E gjithçka u transmetuar live në televizion, me qëllim që populli ta sheh që po “formohet një shtet i ri dhe se ka ardhur një epokë e re në Afganistan”.
Megjithatë kjo nuk i befasoi mijëra afganët që kanë filluar të ikin nga ky shtet, dhe terrori i talibanëve që nuk po tregojnë as edhe një pikë mëshirë për askënd. /Telegrafi/