Telegrafi

Talenti shqiptar zbulon fjalët që i tha Simeone me rastin e debutimit me Atletico Madridin

Në ndeshjen e Kupës së Mbretit në Spanjë, me skuadrën e Atleticos së Madridit ka debutuar edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare të 21-vjeçarëve Keidi Bare.

Edhe pse ekipi i tij ka humbur ndaj Las Palmas në shifrat 3-2 skuadra e Bares ka arritur të kualifikohet për shkak të fitores në takimin e parë.

Lexo po ashtu Talenti shqiptar Keidi Bare debuton me fanellën e Atletico Madridit

“Kisha shumë emocione dhe të them të drejtën nuk e prisja që të luaja, pasi ndeshja nuk po shkonte shumë mirë. Kur trajneri më thërriti mbeta disi i shtangur. Megjithatë sapo zbrita në fushë më kaluan emocionet. Në momentin që po futesha, trajneri më tha, të luaja pa frikë, siç bëja në stërvitje dhe asgjë më shumë. Gjithashtu më kërkoi që të kombinohesha sa më shumë me Torresin”, tha Bare në një intervistë për “Panorama Sport”.

Bare gjithashtu tregon me keqardhje se ende nuk ka marrë asnjë mesazh ne trajnerët e Kombëtares. “Kam marrë shumë telefonata dhe mesazhe nga njerëzit e afërt, por asnjë nga përfaqësuesit e Kombëtares. Por, do ta prisja me shumë qejf që të isha edhe unë pjesë e tyre”, ka thënë Bare.