Telegrafi

Talenti shqiptar, Ledian Krasniqi do vazhdojë karrierën në Çeki

Futbollisti nga Kosova, Ledian Krasniqi karrierën do ta vazhdojë në Çeki te ekipi Pribram që garon në ligën e dytë të këtij shteti.

19-vjeçari kaloi me sukses testimet dhe ka bindur drejtuesit për të nënshkruar kontratë profesionale teksa do ti bashkohet ekipit për ndeshjet e pjesës së dytë të kampionatit.

Krasniqi hapat e parë i kishte nisur të shkolla e futbollit Arsenal, teksa ishte akademisë së futbollit “Loro Boroqi” në Shqipëri, kurse luajti edhe për juniorët e Prishtinës.

Transferimi te ekipi Pribram u mundësua në bashkëpunim me agjentët Milan Martinovic dhe Agim Saraqi që veprojnë në Çeki.

Kujtojmë që Krasniqi është pjesë e agjencisë ‘See Talents’ kosovar See Talents.