Telegrafi

Talenti shqiptar Keidi Bare debuton me fanellën e Atletico Madridit

Mesfushori i talentuar shqiptar Keidi Bare ka debutuar në fanellën e ekipit të parë të Atletico Madridit.

19-vjeçari u inkuadrua në minutën e 78-të duke zëvendësuar Correan.

Ndeshje mes Atleticos dhe Las Palmas u mbyll 2-3 në të mirë të mysafirëve.

Atletico ka kaluar në 1/8 e finales pasi në ndeshjen e parë fitoi 2-0. /Telegrafi/