Site icon Telegrafi

Talenti i ri i nipl pritet t’i bashkohet ekipit të CS:GO Na’Vi

Ekipi ukrainas Na’Vi nuk janë ndarë të kënaqur me rezultatet e tyre në IEM Rio Major, pasi u eliminuan në çerekfinale nga ekipi FURIA dhe pritet të ketë ndryshime në formacion.

Rezultati jo i mirë i ekipit Na’Vi ka shtuar shumë dyshime, ku u përfol se lojtari i ekipit Cloud9, HObitt do t’i bashkohet ukrainasve.

Ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga ekipi Na’Vi, është bërë e ditur se në formacion do të shtohet një lojtar i gjashtë.

Bëhet fjalë për lojtarin e akademisë së ekipit, Andrii ‘nipl’ Kukharskyi i cili është vetëm 17 vjeç dhe ka treguar paraqitje të mira në turneun WePlay Academy.

Siç duket ‘nipl’ do ta zëvendësojë ‘sdy’ së shpejti, edhe pse nuk do të luaj në turneun Blast Premier Fall Final ku Na’Vi po garon për momentin, sipas trajnerit të ekipit ‘B1ad3, 17 vjeçari do të këtë mundësi të tregoj talentin e tij në Blast World Finals në dhjetor.

Trajneri Andrey ‘B1ad3⁠’ Gorodenskiy ka konfirmuar të paktën pjesërisht thashethemet e fundit në një intervistë për HLTV, duke thënë se ekipi do të eksperimentojë me listën në ngjarjen e fundit të sezonit në Abu Dhabi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version