Futbollisti i talentuar i Romës, Cristian Volpato, papritur u bë edhe më i famshëm pasi refuzoi një ftesë për Kupën e Botës në Katar.
Ndërsa të tjerët fantazojnë për të luajtur në Kupën e Botës, futbollisti i ri i Romës e refuzoi pa u menduar dy herë.
Cristian Volpato është një lojtar për të cilin ende nuk është dëgjuar shumë, por sot ai bëri diçka që është një gjë e rrallë në futboll. Volpato refuzoi ftesën e Australisë për në Kampionatin Botëror dhe do të presë që kombëtarja italiane t’i kushtojë vëmendje paraqitjeve të tij.
Futbollisti i ri ka lindur në Sydney dhe nuk ka luajtur asnjëherë për asnjë ekip kombëtar për të rritur pasi është vetëm 18 vjeçar.
Ndaj, përzgjedhësi Graham Arnold e ftoi të ishte në mesin e 26 lojtarëve për në Katar, por Volpato e refuzoi pasi dëshiron të luajë për kombëtaren italiane.
Duke folur për situatën me Volpaton, përzgjedhës Arnold tha se i kishte dhënë kohë deri në orën 23:00 të së hënës në mbrëmje për të vendosur se për cilin ekip do të luante.
“Nuk është vendimi im. Ne folëm tre herë dje, dhe më parë folëm në disa raste. Unë i thashë dje që ishte në listën e 26 personave, por ai donte të mendonte për gjithçka. Ai foli me njerëz që e ndihmojnë në karrierën e tij, dhe ai më telefonoi mbrëmë dhe më tha se po refuzonte ofertën për të luajtur për Australinë në Kupën e Botës”, deklaroi Arnold.
Trajneri i Australisë shton se respekton vendimin e Volpatit dhe se është më mirë të fokusohet tek lojtarët që do të luajnë për ‘Socceroos’.
🚨18 year old #Roma star Cristian #Volpato, who was born in #Australia has officially rejected them in favour of a future with the #Italy NT. What a decision for the young teenage star!💎🇮🇹 pic.twitter.com/GO11nqLaBQ
— AzzurriXtra🇮🇹 (@XtraAzzurri) November 8, 2022
Meqë ra fjala, Volpato ka luajtur për ekipet kombëtare të të rinjve të Italisë dhe ka të drejtë të luajë për të dy vendet./Telegrafi/