Ai po i bën të gjitha vetëm më 17 vjet, por sipas trajnerit të Tottenham, Mauricio Pochettino, lojtari i tij Marcus Edwards, do të ishte shumë më lartë nëse do të ishte brazilian.
Mesfushori 17-vjeçari ka luajtur ndaj dy skuadrave të njohura si Atletico Madrid dhe Juventus në fazën parapërgatitore dhe ka bindur trajnerin me paraqitjet e tij.
Sipas Pochetinos nëse ai do të ishte nga Amerika e Jugut do të vlerësohej ndryshe.
“Është diçka kulturore. Ndoshta nëse Marcus Edwards do të kishte lindur në Brazil ose Argjentinë, sot ai do të ishte një nga talentet më premtues në botën e futbollit. Ndoshta të gjithë klubet e mëdha do të luftonin për ta blerë. Por ai luan me Tottenhamin”.
https://www.youtube.com/watch?v=hFIRH0jyVao
“Ai është në Angli dhe, për shkak të 17 viteve, konsiderohet akoma një fëmijë. Ne nuk e vlerësojmë si të ishte një i rritur dhe nuk mendojmë se ai meriton të luajë. Këtu qëndron diferenca kulturore”, ka thënë trajneri.
Edëards ka debutuar me ekipin e parë në takimin e fituar 5-0 nga Spurs kundër Gillingham në Kupën e Ligës.
Trajneri aktual i Tottenhamit njihet si një prej atyre që ju jep të rinjve rastin të luajnë në ekipin e parë. /Telegrafi/