Lojtarët e Lyonit kishin mbetur të shokuar në momentin kur panë bashkëlojtarin e tyre Martin Terrier të shtrihej në fushë në ndeshje ndaj Toulouses në Ligue 1.
Anësori 22-vjeçar kishte probleme me frymëmarrjen, derisa ishte u detyrua të shtrihej në fushë pas vetëm 20 minutash lojë në stadiumin ‘Groupama’.
Pamjet treguan se ai e kishte të vështirë të merrte frymë, duke rënë kështu në shpin dhe të gjithë u afruan tek ai.
Stafi mjekësor i Lyonit menjëherë u fut në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë, gjersa gjendja e tij ishte mjaftë serioze.
Një kamionet e vogël më pas u fut në fushë për ta bartur lojtarin, e që më pas raportohet se ai është dërguar në spital për analiza shtesë.
Pas ndeshjes, Lyoni konfirmoi se Terrier kishte probleme me presionin në gjak, duke ia vështirësuar kështu frymëmarrjen. /Telegrafi/
https://twitter.com/universoslb/status/1221480963869376512