Telegrafi

Talenti italian, Tonali shënoi një nga golat më të bukur këtë sezon

Sandro Tonali po vazhdon të shkëlqej në futbollin italian edhe pse vetëm 19-vjeçar.

Mesfushori i ri italian ishte njëri nga emrat më të lakuar në verë për një transferim të mëdh.

Klube të njohura italiane si Juventusi, Interi, Napoli, Roma dhe ato angleze i Manchester City dhe Chelsea u lidhën me një transferim të tij.

Lexo po ashtu Brescia ka refuzuar ofertat e katër skuadrave të mëdha italiane për Tonalin

Megjithatë, Tonali dhe drejtuesit e klubit Brescia vendosën të refuzojnë çdo ofertë dhe të vazhdojnë bashkëpunimin në Serie A.

Zgjedhja e tij ka rezultuar të jetë e qëlluar pasi mesfushori i ri ka shkëlqyer në nëntë ndeshjet e para të sezonit në kampionatin italian.

Tonali gjatë këtyre ndeshjeve ka pasur ndikim të madh te rezultatet e Brescias, ndërsa ka shënuar edhe një gol dhe ka bërë dy asistime.

Lexo po ashtu Man City gati për të rivalizuar Unitedin për Tonalin

Goli i vetëm i italianit erdhi pikërisht sot (e shtunë) në mbrëmje në udhëtimin e Brescias te Genoa.

19-vjeçari arriti të shënoj një gol të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 34-të, një gol i cili tashmë po cilësohet si ndër më të bukurit e sezonit. /Telegrafi/