Telegrafi

Talenti Elton Krasniqi kalon te VfB Stuttgart

Sulmuesi i talentuar Elton Krasniqi ka kaluar te Stuttgart në Bundesliga.

Elton Krasniqi, i lindur në vitin 2005, me futboll ka filluar te 2 Korriku, ku edhe i mori hapat e parë si futbollist, për të vazhduar me suksese të njëpasnjëshme.

Ai ka fituar trofe me 2 Korrikun në grupmosha, ndërsa ka lënë gjurmë në secilin sukses të arritur me skuadrën e tij.

“Eltoni, që shihet si ndër më premtuesit e lojës së bukur të futbollit, gjatë këtyre ditëve ka bërë hapin gjigant në karrierën e tij, duke iu bashkuar gjigantit të futbollit gjerman, VfB Stuttgart”.

“Të emocionuar e shumë të lumtur me këtë arritje, për Eltonin mund të themi se jemi jashtëzakonisht krenarë me të dhe këto suksese që për të shpresojmë se janë vetëm pikënisje e një karriere të gjatë e të mbushur me suksese”, thuhet në njoftimin e klubit.

2 Korriku është një nga klubet më të mira për punën me taletet e reja. /Telegrafi/