Guri Hana është një tjetër futbollist që transferohet nga Kosova në Evropë.
I riu i dal nga shkolla e 2 Korrikut ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin Hansa Luneburg, që gjendet në Kategorinë e katërt të Gjermanisë.
Lajmi është zyrtarizuar nga faqja e klubit gjerman, teksa kjo po shihet si një arritje për Hanën, i cili ka shkëlqyer te ekipi i 2 Korrikut.
Hana shquhet edhe për fizikun e tij ka një ardhme të ndritur përpara, pavarësisht kategorisë aktuale ku ka firmosur.
Më herët ka marrë edhe ftesën e Shqipërisë U-19, ndërsa përfaqësonte Kosovën.
Guri do të bënte prova edhe te skuadra e Lazios, megjithëse i shërbeu si një eksperiencë për t’u marrë në konsideratë për të ardhmen.
“LSK është një mundësi e mirë për mua për të përparuar karrierën time,” deklaroi Hana, i cili dëshiron të studiojë dhe në administrimin e biznesit në Leuphana nga shtatori. /Telegrafi/