Telegrafi

Talenti 17-vjeçar Rayan Cherki thyen rekord në Ligën e Kampionëve, ndërsa merr vëmendjen edhe më një lëvizje të bukur ndaj Alphonso Davies

Rayan Cherki i Lyon është lojtari më i ri  që ka luajtur ndonjëherë në një gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ai u paraqit kundër Bayern Munich, si zëvendësues nga minuta e 73-të e ndeshjes  dhe vodhi vëmendjen duke bërë një driblim të bukur ndaj adoleshent tjetër të Bayern Munich, Alphonso Davies .

17-vjeçari u fut në lojë kur skuadra franceze ishte duke u mposhtur me rezultat 2-0 dhe dha një shkëndijë të bukur.

 

Cherki arriti ta bëjë driblimin duke e pranuar fillimisht topin, duke bllokuar kundërshtarin dhe me një lëvizje të bukur la pas Daviesin.

Davies që vlerësohet si një nga mbrojtësit e ri më të mirë në botë, ishte në një pozitë që nuk është parë shpesh, sidomos këtë edicion.

Paraqitja e Cherki është rekord, pasi ai zyrtarisht është lojtari më i ri që është paraqitur në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

 

Francezi është padyshim një nga lojtarët që do ta shohim në skenë shpesh në vitet e ardhshme. /Telegrafi/