Rayan Cherki i Lyon është lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në një gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Ai u paraqit kundër Bayern Munich, si zëvendësues nga minuta e 73-të e ndeshjes dhe vodhi vëmendjen duke bërë një driblim të bukur ndaj adoleshent tjetër të Bayern Munich, Alphonso Davies .
17-vjeçari u fut në lojë kur skuadra franceze ishte duke u mposhtur me rezultat 2-0 dhe dha një shkëndijë të bukur.
? RAYAN CHERKI just came on in the Champions League semifinals ?
Turned 17 years old just 2 days ago. ? pic.twitter.com/9We3xBTYdb
— Football Wonderkids (@fbwonderkids) August 19, 2020
Cherki arriti ta bëjë driblimin duke e pranuar fillimisht topin, duke bllokuar kundërshtarin dhe me një lëvizje të bukur la pas Daviesin.
Davies që vlerësohet si një nga mbrojtësit e ri më të mirë në botë, ishte në një pozitë që nuk është parë shpesh, sidomos këtë edicion.
Paraqitja e Cherki është rekord, pasi ai zyrtarisht është lojtari më i ri që është paraqitur në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Rayan Cherki JUST turned 17 and his first involvement in the UCL semi-final is to turn one of the best LBs in the world with absolute ease.pic.twitter.com/NZkTzaVDSy
— UtdArena (@utdarena) August 19, 2020
Francezi është padyshim një nga lojtarët që do ta shohim në skenë shpesh në vitet e ardhshme. /Telegrafi/