Site icon Telegrafi

Talenti 16-vjeçari Ansu Fati debuton me Spanjën U-21

Sensacioni i Barcelonës, Ansu Fati ka debutuar me Kombëtaren e Spanjës U-21.

Fati ka befasuar të gjithë këtë fillim sezoni pas debutimit me Barcelonën, ku nuk munguan edhe golat dhe asistimet.

Paraqitjet e tij të mira treguan që Fati edhe pse vetëm 16-vjeçar, ka përpara një karrierë të madhe dhe talent të jashtëzakonshëm.

Lexo po ashtu Barcelona ka një diamant, 15 minutat ndaj Villarrealit tregojnë se Antu Fati është një talent i rrallë

Këto paraqitje kanë bërë që talenti i Barcelonës të fitojë edhe ftesë nga Kombëtarja e Spanjës U-21 edhe pse pesë vjet më i ri.

16-vjeçari i lindur në Guinea Bisau përveç ftesës ka marrë edhe debutimin me fanellën e kombëtares La Roja.

Fati ka debutuar në ndeshjen në udhëtim te Mali i Zi në kuadër të Grupit 6 për kualifikimet për Kampionat Evropian, ku Spanja fitoi 2-1.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 80-të në vend të Marc Cucurella. /Telegrafi/

Exit mobile version