Më i miri në moshat U-15, U-17 dhe U-19, Youssoufa Moukoko ka marrë vëmendjen e të gjithëve te Borussia Dortmundi.
Talenti 14-vjeçar u transferua në vitin 2016 te skuadra gjermane nga St Pauli, duke shënuar 33 gola në 21 paraqitje në një sezon të vetëm me grupmoshat U-15 të BVB-së.
Forma e lartë e Moukokos ka vazhduar edhe në grupmoshat U-17, ku ka arritur që brenda një sezoni të shënojë 50 gola në 28 ndeshje.
https://twitter.com/Condre3k/status/1165629435011141632
Më pas ai kaloi te grupmoshat U-19, gjersa në debutimin e ti kishte shënuar gjashtë gola, e që arriti në kuotën e nëntë golave nga katër ndeshje në këtë vikend, e që realizoi het0-trik për tetë minuta në fitoren 6-2 ndaj Arminias.
Moukoko e hapi llogarinë e tij të golave në minutën e 25-të, për të vazhduar më pas në të 28-në dhe 32-ën.
Lojtari 14-vjeçar shihet si një lojtar që ka të ardhme të ndritur, e që Dortmundi mund të përfitojë shumë nga talenti i tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9tm0XQOVwCQ