Kampionati francez, Ligue 1 është duke prodhuar jashtëzakonisht shumë talent viteve të fundit.
Ligue 1, lirisht mund të quhet një fabrikë që furnizon klubet kryesore evropiane viteve të fundit, duke iu ofruar talent të mëdhenj, por edhe të gatshëm për lojë.
E gjithë kjo rritje e talenteve është falë gatishmërisë se klubeve për t’iu besuar lojtarëve të rinj, ku në këtë sezon kanë debutuar plot 35 futbollistë nën moshën 20-vjeçare.
Shumë prej tyre janë shumë të talentuar dhe janë duke e çmendur botën me talentin e tyre, por cilat janë ata, mund t’i lexoni më poshtë: /Telegrafi/
Alban Lafont
Portieri i skuadrës së Toulouse është vetëm 17-vjeçar, por paraqitjet e tij po çmendin të gjithë me sigurinë e tij në portë. Lojtari është me origjinë nga Burkina Faso, por mbron ngjyrat e kombëtares franceze dhe shumë shpejt pritet të bëhet portieri numër një i ‘Blues’, duke zëvendësuar Hugo Llorisin.
Lafont ka mbrojtur plot 1710 minuta këtë sezon, duke u bërë portieri i vetëm së bashku me Gigi Donnarumman e Milanit që kanë mbrojtur në të gjitha ndeshjet.
Malang Sarr
Qendërmbrojtësi i Nice është vetëm 17-vjeçar, por ndeshjet e tij superiore këtë sezon po e bëjnë të duket sikur një veteran. Paraqitjet e tij të mëdha në qendër të mbrojtjes kanë bërë se Nice të jetë lider i Ligue 1 dhe ta kenë mbrojtjen më të fortë me vetëm 13 gola të pranuara këtë sezon. Statistikat e tij për topa të fituar dhe dyluftime janë superiore.
https://www.youtube.com/watch?v=eW4Ggvf4hM4
Kylian Mbappe
Në dhjetorin e kaluar, Mbappe i ka mbushur 18 vjet dhe është një futbollist i rregullt i formacionit, duke luajtur si anësor i sulmit të Monacos. Mbappe po konsiderohet si një nga talentet më të pastër që janë parë në këtë fazë të parë të kampionatit francez, pasi karakterizohet nga driblimet, fantazitë, forca fizike, teknika dhe shpejtësia e madhe që kanë shtyrë trajnerin Jardim t’i besojë shumë futbollistit, i cili ja ka kthyer 6 gola dhe 6 asistime në 15 ndeshje.
https://www.youtube.com/watch?v=5VrYTVvgiOA
Thomas Lemar
Edhe Lemar është pjesë e pandashme e sulmit të Monacos, ku luan në anën e kundërt me Mbappe, duke fascinuar të gjithë me paraqitjet e tij këtë vit. 21-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e rotacionit të trajnerit Jardim edhe vitin e kaluar, duket se ka arritur pjekurinë në këtë sezon falë një rendimenti të vazhdueshëm në nivele të larta, duke shënuar tetë gola dhe bërë pesë asistime.
Jean-Kevin Augustin
Sulmuesi i PSG-së, Augustin është emri i fundit i talenteve premtues të futbollit francez. 19-vjeçari ka dalë në vendin e dytë në Youth League të sezonit 2015/16 dhe ka dominuar me Francën U-19 në turneun e kaluar evropian të kësaj kategorie me 6 gola të shënuar, por nuk ka pasur shumë hapësira te skuadra e parë kryeqytetase. Pavarësisht se është aktivizuar vetëm 189 minuta në total, Augustin ka arritur të japë kontributin e tij me një gol dhe 2 asistime.
https://www.youtube.com/watch?v=xpZO_4G-Xdo