Luftëtarët talebanë kanë qëlluar për vdekje një grua gjatë të martës pasi nuk kishte bartur burka – e krejt kjo ndodhi në po të njëjtën ditë kur ky grup u zotua se do të respektojnë të drejtat e grave në Afganistan.
Fotografitë e publikuara më poshtë, shfaqin gruan e shtrirë dhe të mbuluar në gjak në provincën Takhar, ku ishte rrethuar nga më të dashurit që vajtonin vdekjen e saj, pasi u qëllua për vdekje nga talebanët me arsyetimin se nuk kishte mbuluar kokën në publik, transmeton Telegrafi.
Gjithçka ndodhi në ditën kur në Afganistan erdhën në pushtet talebanëve – menjëherë pas tërheqjes së trupave amerikane nga ky vend – që ishin stacionuar vetëm disa ditë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Madje për ironi, zëdhënësi i talebanëve, Zabinullah Mujahid, gjatë një konference për media u zotuar se do të respektojnë të drejtat e grave – gjithmonë duke u bazuar në ligjin e Sheriatit.
Mujahid pati bërë të ditur se do t’i bëjnë thirrje femrave të rikthehen nëpër shkolla dhe vendet e tyre të punës, kurse një lider tjetër i talebanëve kishte pranuar që të intervistohet nga një gazetare.
Gjithashtu premtuan se do të ofrojnë një lloj amnistie për të gjithë afganët që kanë punuar me qeverinë e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/