Site icon Telegrafi

Talebanët urdhërojnë pronarët e dyqaneve të heqin kokat e manekinëve

Talebanët kanë urdhëruar pronarët e dyqaneve në Afganistanin perëndimor që të heqin kokat e manekineve, duke këmbëngulur se figurat në përmasa reale shkelin ligjin islamik, sipas një raporti.

Një video që tregon burrat që këputnin me sharrë kokat plastike të manekineve të veshjeve për femra, janë bërë virale në mediet sociale, raportoi agjencia e lajmeve AFP të mërkurën.

Që kur u kthyen në pushtet në muajin gusht, talebanët kanë vendosur gjithnjë e më shumë interpretimin e tyre të ligjit islam, duke kufizuar ashpër liritë, veçanërisht ato të grave dhe vajzave.

“Ne i kemi urdhëruar shitësit të presin kokat e manekinëve pasi kjo është kundër ligjit (islamik) të Sheriatit”, citohet të ketë thënë Aziz Rahman, kreu i Ministrisë për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Veseve në qytetin e Heratit. /Telegrafi/

Exit mobile version