Site icon Telegrafi

Talebanët thonë se ende nuk e kanë gjetur trupin e liderit të vrarë të al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri

Zëdhënësi i Talebanëve, Zabihullah Mujahid tha se ky grup nuk e ka gjetur trupin e Ayman al-Zawahirit dhe se ata janë duke vazhduar hetimet.

Në fund të korrikut, CIA vrau liderin e al-Qaedas, Ayaman al-Zawahiri në banesën e tij të sigurt në kryeqytetin afgan, Kabul, në një sulm me dron të ekzekutuar saktësisht.

Lexo po ashtu Çfarë ka ndryshuar një vit pas kthimit të Talebanëve në Afganistan

Kjo ishte goditja më e madhe për organizatën terroriste që nga vrasja e liderit të saj, Osama bin Laden në vitin 2011 në një operacion të kryer nga forcat speciale amerikane në Pakistan.

Trupi i Osama bin Ladenit u hodh në një vend të panjohur në Detin Arabik, në mënyrë që të mos bëhej një pikë tubimi për mbështetësit e tij, raportojnë mediat.

Talebanët dënuan sulmin amerikan ndaj al-Zawahirit dhe deklaruan se sulmi me dron amerikan shkeli parimet ndërkombëtare dhe marrëveshjen e nënshkruar në Doha midis Talebanëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2020.

Lexo po ashtu Talebanët konfirmuan se lideri i Al-Qaedas u vra në Kabul

Ndryshe, Talebanët tashmë ka një vit që po e qeverisë shtetin afgan pas largimit të trupave ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version