Telegrafi

Talebanët sekuestrojnë afro 3 mijë litra alkool, fuqitë e mbushura i derdhin në një kanal në Kabul

Talebanët në Afganistan kanë arritur të sekuestron afro 3 mijë litra alkool, të cilën e derdhën në një kanal në afërsi të Kabulit, ku zakonisht shiten pije të ndryshme freskuese.

Prej ardhjes në pushtet të talebanëve në gusht të vitit të kaluar, qytetarët e Afganistanit jetojnë në frikë të vazhdueshme se mund ta pësojnë me jetë, në veçanti ata që kanë punuar për forcat perëndimore – të cilët talebanët i cilësojnë si tradhtarë, transmeton Telegrafi.

E alkoolin e konfiskuar e kanë filmuar duke e derdhur me fuqi nëpër kanal, si shenjë paralajmërimi se nëse sërish kapet – mund të pësojë ndëshkim i rëndë për ata që e kanë kontrabanduar.

Më poshtë ju sjellim videon ku shihen talebanët duke e derdhur dhe treguar se në këtë shtet ndalohet konsumimi dhe shitja e alkoolit. /Telegrafi/