Site icon Telegrafi

Talebanët rrinë ulur mbi minerale që kapin vlerën e një trilion dollarëve, për të cilat bota urgjentisht ka nevojë  

Pas marrjes së shpejtë nën kontroll të Afganistanit nga ana e talebanëve pas tërheqjes së trupave amerikane, është shkaktuar një krizë humanitare dhe politike në këtë vend, ndërsa ekspertët e sigurisë vazhdimisht po pyesin se çfarë do të ndodhë me sasinë jashtëzakonisht të madhe te mineraleve të papërdorura në Afganistan, shkruan CNN.

Fjala është për një prej vendeve më të varfra në botë. Në vitin 2010, ushtarët amerikanë së bashku me gjeologët zbuluan se në Afganistan ka rezerva të mineraleve që kapin vlerën e afro një trilion dollarë, që do të sillte ndryshime drastike këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Rezervat e hekurit, bakrit dhe arit janë të shpërndara në të gjitha provincat. Ekzistojnë gjithashtu minerale të rralla dhe ndoshta më e rëndësishmja është rezerva më e madhe në botë e litiumit, përbërës thelbësor i baterive që rimbushen dhe teknologji tjera që kanë rëndësi jetike për trajtimin e krizës klimatike.

“Afganistani është zona e pasur me metale të çmuara, por edhe me metale të nevojshme për ekonominë e ardhshme të shekullit 21”, tha Rod Schoonover, shkencëtar dhe ekspert i sigurisë që themeloi “Ecological Futures Group”.

Sfidat e sigurisë, mungesa e infrastrukturës dhe thatësirat e mëdha, kanë parandaluar shfrytëzimin e mineraleve më të vlefshme në të kaluarën. E kjo nuk ka gjasa të ndryshojë shpejt edhe në një të ardhme të afërt – duke marrë parasysh se tani këtë vend e kanë nën kontroll talebanët. Megjithatë, ka interesim të madh nga disa vende, përfshirë Kinën, Pakistanin dhe Indinë, që po përpiqen të përfshihen pavarësisht kaosit të krijuar.

Shtrohet pyetja në çfarë mase do të jetë kjo e mundur. Qysh para njoftimit të presidentit amerikan Joe Biden për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, duke u rritur kështu shpresat për rikthimin e talibanëve, Vlerësohet se gjatë vitit të kaluar, 90 për qind e afganëve kanë jetuar në varfëri me vetëm dy dollarë në ditë.

Kërkesat e mëdha për metale si litiumi dhe kobalti si dhe elemente të rralla si neodymiumi, po rriten dita ditës derisa shumë vende po përpiqen të kalojnë nga makinat me naftë e benzinë në ato elektrike me qëllim që zvogëlimit të emetimit të karbonit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version