Site icon Telegrafi

Talebanët rrahin nxënësit meshkuj që kërkojnë të drejta e grave për arsimim

Talebanët po vazhdojnë të shfaqin dhunën e tyre nëpër rrugët e Afganistanit.

Së fundi, në rrjetet sociale janë shfaqur pamje të tmerrshme të rrahjes së disa nxënësve në rrugët e Kabulit.

Në fakt, forcat e talebanëve qëllojnë dhe rrahin studentët meshkuj që u larguan nga provimet e tyre në shenjë solidariteti me vajzat nga shkolla e tyre, të cilave u është ndaluar arsimi i lartë.

Kujtojmë se pas largimit të amerikanë nga shteti afgan kontrollin e vendit e kanë marrë talebanët, të cilët po zbatojnë në disa raste edhe ligje të sheriatit.

Kujtojmë se një ndër rregullat kryesore të tyre është se gratë nuk guxojnë të shfaqin pjesë të trupit në publik.

Ndryshe, shumë gra janë vrarë kohët e fundit për mos zbatimin e urdhrave të tyre dhe gjatë kërkimit të të drejtave. /Telegrafi/

Exit mobile version