Talibanët pushtuan 15 nga 34 kryeqytetet e provincave afgane në vetëm një javë. AFP raporton se një takim urgjent i aleatëve të NATO-s është thirrur për sot.
Sipas informacioneve të fundit, kryeqytetin e krahinës së Uruzgan, Tirin Kot, ka rënë nënkontrollin e talebanëve.
Por, talebanët dështuan të pushtonin provincën e Heratit sepse territori mbrohej nga komandanti i famshëm i milicisë afgane, Mohammed Ismail Khan, i njohur më mirë si Luani i Heratit, i cili luftoi kundër Bashkimit Sovjetik dhe ishte një anëtari kryesor i Aleancës Veriore., me mbështetjen e SHBA, përmbysi talebanët në vitin 2001.
#BREAKING NATO envoys to meet Friday on Afghanistan: sources to AFP pic.twitter.com/5LzuwuaSem
— AFP News Agency (@AFP) August 13, 2021
Khan kishte udhëhequr luftëtarët anti-talebanë javët e fundit, por përfundimisht iu desh të dorëzohej “në kushte të caktuara”, së bashku me guvernatorin krahinor dhe zyrtarët e sigurisë, raportoi afp.
Tashmë është paralajmëruar një takim i krerëve të NATO-s dhe do të diskutojnë rreth veprimeve të mëtejme.
Ndryshe, zyrtari amerikan i sigurisë, i cili donte të mbetej anonim dhe i cili tha se presidenti amerikan, Joe Biden dhe të tjerët në fjalë ishin paralajmëruar me kohë se talebanët do të shtypnin Afganistanin në 90 ditë. /Telegrafi/
VIDEO: Many Afghans have fled to Kabul due to a rapid Taliban advance across Afghanistan, which has seen more than a third of the country's provincial capitals fall in a week pic.twitter.com/W2oXHhWZWi
— AFP News Agency (@AFP) August 13, 2021