Talebanët kanë filluar formimin e qeverisë së re në Afganistan. Megjithatë, disa persona që do të marrin poste të ministrave, kërkohen nga qeveria amerikane – madje për ta janë ofruar shuma të majme për kapjen e tyre.
Qeverinë do ta udhëheq Mulla Mohamed Hasan Akund, kurse ndihmës i tij do të jetë Abdul Gani Baradar, ka bërë të ditur zëdhënësi i talebanëvëe, transmeton Telegrafi.
Siradzudin Hakani është emëruar kryes detyra i ministrit të Punëve të Brendshme. E atë qeveria amerikane e konsideron si terrorist ndërkombëtar, kurse FBI-ja ofron shpërblim prej 5 milionë dollarëve për çfarëdo informacioni që do të ndihmonte në kapjen e tij.
“E dimë që njerëzit në vendin tonë presin qeveri të re”, ka thënë zëdhënësi i talebanëve Zabihulah Mudzahid, raporton BBC.
Kujtojmë që tri javë më parë, talebanët kanë marrë kontrollin mbi Afganistanin. /Telegrafi/