Telegrafi

Taksisti që gjeti portofolin e Manuel Neuer është shqiptar – Hazir Stublla ka folur për zhgënjimin me shpërblimin e portierit

Portierit gjerman Maneu Neuer i humbi portofolin në një taksi disa javë më parë dhe një taksisti që doli të jet shqiptar e gjeti atë dhe ia ktheu, por në fund ai e akuzoi atë se ishte dorështrënguar dhe nuk i dha shpërblimin që priste.

Mësohet se situata e përmendur ka ndodhur pak javë më parë dhe se Neuer ka qenë pasagjer te taksisti shqiptar Hazir Stublla.

Në fund të turnit të tij dhe teksa pastronte makinën, ai gjeti një portofol që i përkiste Neuerit.

Haziri aty gjeti 800 euro para të gatshme dhe dy kartela banke, e ku u mundua shuma që t’ia kthejë pronarit.

Dy javë pas kësaj, ai mori një fanellë të nënshkruar nga Neuer në postë, gjë që i shkaktoi atij zhgënjim të madh. Për përpjekjen e tij, thotë ai, ka udhëtuar të paktën 120 kilometra dhe kishte harxhuar 400 euro.

“Ky çmim është një shaka. Unë kam katër fëmijë, dhe nuk mund të bëj asgjë me fanellën”, ka thënë taksisti për Bild. /Telegrafi/