Site icon Telegrafi

Takohen sindikata e pavarur e minatorëve të “Trepçës” dhe Shqipërisë, diskutojnë për të drejtat e minatorëve

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” është takuar me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe Sindikatën e Pavarur e Minatorëve të Shqipërisë.

Në këtë takim janë diskutuar çështje kyçe për të drejtat e minatorëve, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, kjo ishte një mundësi e mirë për të ndarë përvoja dhe për të parë nga afër nivelin e të drejtave të minatorëve në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Është e papranueshme që minatorët tanë detyrohen të punojnë deri në moshën 65-vjeçare, ndërsa në Shqipëri ata fitojnë të drejtën e pensionit në moshën 55 vjeç. Po ashtu, atje ekziston kontrata kolektive, ndërsa në Kosovë mungon vullneti politik për ta diskutuar një gjë të tillë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ky realitet motivon sindikatën e pavarur të minatorëve të “Trepçës” dhe të punojnë drejt përmirësimit të kushteve të minatorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version