Telegrafi

Takimi i mbetur i xhiros së 15-të, nesër përballen Struga Trim Lum me Voska Sport

Ndeshja e mbetur e xhiros së 15-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut ndërmjet Struga Trim Lum dhe Voska Sport do të zhvillohet nesër.

Ky takim ishte i programuar të luhet me 25 nëntor, por e njejti u shty për ditën e nesërme për shkak të borës që kishte mbuluar stadiumin e qytetit të Strugës.

Përveç këtij takimi, nesër do të luhet edhe ndeshja Sileksi – Vardari në Kratovë, e cila për të njejtat arsye nuk u zhvillua të njejtën ditë kur u luajtën takimet tjera të xhiros së 15-të.

Nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se kanë ndryshuar edhe arbitrat për këto dy sfida. Stojan Tërpçevski ishte i deleguar për të ndarë drejtësinë në takimin ndërmjet dy ekipeve shqiptare, Struga Trim Lum dhe Voska Sport, përderisa të njejtin do ta zëvendësojë Igor Stojçevski.

Te ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Vardarit ka pësuar ndryshim arbitri ndihmës, ku në vend të Martin Petkotivt, do të jetë Daniel Vasilevski.

Të dyja ndeshjet Struga – Voska dhe Sileksi – Vardari do të zhvillohen nesër, duke nisur nga ora 13:00./Telegrafi/