Site icon Telegrafi

Takimet me komunën, qytetarët gjilanas vendosin për projektet që duan të realizohen

Janë mbajtur takimet në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje, ku qytetarët e Komunës së Gjilanit kanë vendosur për projektet që duan të realizohen.

Së fundmi, është mbajtur takimi me banorët e fshatit Velekincë, të cilët kanë vendosur për ndërtimin e parkut.

Në njoftimin e komunës thuhet se projekti për ndërtimin e parkut para shkollës në Velekincë, mori mbështetjen më të madhe te votave.

“Projekti për ndërtimin e parkut para shkollës nê Velekincê, mori mbështetjen më të madhe të votave nga 56 banorët sa ishin të pranishëm në proces.  Në Velekincë banorët përfunduan procesin e votimit për projektin në lokalitetin e tyre”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, komuniteti serb vendosën për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Shillovë.

Projekt ky që mori mbështetjen më të madhe të votave.

Gjithashtu, në sallën e Kuvendit Komunal në Gjilan është mbajtur takimi edhe me komunitetin turk, të cilët vendosën për projektin e asfaltimit të rrugëve.

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Arbenita Sopi Haziri, tha se përmes procesit të votimit në buxhetimin me pjesëmarrje, komuniteti turk vendosi për projektin e asfaltimit të rrugëve. /Telegrafi/

Exit mobile version