Site icon Telegrafi

Takefusa Kubo bëhet hit në rrjetet sociale me vallëzimin e tij

Derbi bask mes Real Sociedad dhe Athletic Bilbao në kuadër të xhiros së tetë të La Ligës përfundoi me fitoren 3-0 të vendasit.

Përveç atmosferës së mrekullueshme në derbi, futbollisti i Real Sociedadit Takefusa Kubo tërhoqi vëmendjen me festën e golit për 2-0.

Kubo fillimisht u bë si i dëmtuar, më pas u ndal dhe filloi një vallëzim.

Japonezi 22-vjeçar u bë viral në rrjetet sociale pas këtij vallëzimi

Deri vitin e kaluar ai ishte lojtar i Real Madridit, ndërsa u transferuar te Real Sociedad për 6.5 milionë euro.

Kubo tashmë është duke e shpaguar investimin e Real Sociedadit, duke shënuar katër gola në gjashtë ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version