Telegrafi

Tajvani i thotë Elon Musk se nuk është në shitje

Tajvani i ka thënë miliarderit Elon Musk se “nuk është në shitje” pasi ai tha se ishulli ishte pjesë e Kinës.

“Dëgjoni, Tajvani nuk është pjesë e PRC [Republika Popullore e Kinës] dhe sigurisht nuk është në shitje!”, shkroi ministri i Jashtëm, Joseph Wu në platformën X (ish-Twitter).

Në një samit biznesi këtë javë, Musk e krahasoi Tajvanin me Hawaiin, duke e quajtur atë “pjesë integrale” të Kinës.

Pekini pretendon se Tajvani i vetëqeverisur dhe tensionet mes të dyve janë rritur gjatë vitit të kaluar, raporton bbc.

Vetëm këtë javë, Kina kreu stërvitje ajrore dhe detare rreth Tajvanit, në atë që është bërë një shfaqje rutinë e fuqisë ushtarake rreth ishullit. Tajvani tha se kishte zbuluar më shumë se 40 aeroplanë ushtarakë kinezë dhe rreth 10 anije në ujërat e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Musk, i cili ka interesa biznesi në Kinë, ka zemëruar qeverinë e Tajvanit me komentet e tij. Në muajin tetor, ai sugjeroi se tensionet midis Pekinit dhe Taipeit mund të zgjidheshin duke i dhënë Kinës një kontroll mbi Tajvanin.

Ai më pas pohoi gjatë një interviste me Financial Times se dy qeveritë mund të arrinin një marrëveshje “të arsyeshme të këndshme”. Ambasadori i Kinës në SHBA e kishte lavdëruar Muskun, por homologu i tij tajvanez tha diçka të ngjashme me Wu – se liria “nuk është në shitje”.

Ndryshe, pronari i veturave elektrike Tesla, Musk ka një fabrikë të madhe prodhimi në Shangai. Ai u takua me zyrtarë të lartë kinezë ndërsa ministria e Jashtme kineze deklaroi se Tesla ishte e gatshme të zgjeronte biznesin e saj në vend.

Vizita e miliarderit tërhoqi shumë vëmendje duke pasur parasysh se marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së kanë rënë ndjeshëm vitet e fundit. Pavarësisht rifillimit të dialogut të nivelit të lartë, të dy vendet ende nuk bien dakord për një sërë çështjesh, duke përfshirë Tajvanin, i cili është shfaqur si një nga pikat më të mëdha të ndezjes mes tyre. SHBA ka qenë prej kohësh aleati kryesor i Taipeit. /Telegrafi/