Kina e cila e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj, ka rritur presionin ndaj tij gjatë katër viteve të fundit, si ushtarakisht ashtu edhe politikisht.
Të martën, zyrtarët kinezë ndaluan një anije peshkimi tajvaneze për operim të paligjshëm në ujërat e vendit, në atë që një zyrtar i lartë i Tajvanit tha se është “akt i luftës psikologjike”.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit së fundmi ka njoftuar se ka zbuluar 26 aeroplanë ushtarakë kinezë, duke përfshirë J-16, duke kryer një “patrullë” të përbashkët me anije luftarake kineze, pranë territorit të Tajvanit.
Siç thekson ministria, aeroplani kinez ka fluturuar në veri, qendër dhe jug të Tajvanit, shkruan yahoonews.
“Dua t’i kërkoj palës kineze që të mos përshkallëzohet me përdorimin e asnjë mase të tepruar, sepse kjo mund të shkaktojë lehtësisht tension dhe konfrontim që është jashtëzakonisht i panevojshëm”, tha kryeministri i Tajvanit, Cho Jung-tai, duke u bërë thirrje peshkatarëve të rrisin nivelin e gatishmërisë dhe të mos bëjnë asgjë që mund të konsiderohet e paligjshme.
Ndryshe, Tajvani ka zbuluar të paktën 127 aeroplanë ushtarakë kinezë që operojnë pranë ishullit që nga fillimi i këtij muaji. /Telegrafi/