Qeveria tajlandeze ka ndaluar protestat dhe botimin e lajmeve të ndjeshme, duke u përballur me protesta të përshkallëzuara kundër Mbretit, Maha Vajiralongkorn dhe kryeministrit, Prayuth Chan’oche.
Brenda gjysmë ore nga dekreti i emergjencës që hyri në fuqi në 04:00 të mëngjesit (ora 9 GMT), policia marshoi drejt protestuesve që gjendeshin para zyrës së Prayuthit duke kërkuar largimin e tij dhe një kushtetutë të re, raporton CNN.
Policia tha se kishte arrestuar rreth njëzet persona që nuk pranuan të bashkëpunojnë, duke përfshirë dy udhëheqës proteste që ishin më të zëshëm në kritikat drejt monarkisë, transmeton Telegrafi.
Demonstrata e fundit nxori dhjetëra mijëra protestues në rrugë, por shumica u largua brenda natës. Disa protestues që u përpoqën t’i rezistonin përparimit të policisë prapa barrikadave të improvizuara, por u shpërndanë shpejt.
“Ne ende nuk kemi qenë në gjendje të rivendosim demokracinë e vërtetë”, tha 54-vjeçari Sun Pathong, një veteran i protestave anti-qeveritare.
“Unë do të kthehem. Ne duhet të vazhdojmë luftën edhe nëse rrezikojmë jetën tonë”, tha ai. /Telegrafi/